Hartat e rrjedhjes së metanit

0
11

Gazi natyror është një lëndë djegëse e pastër që shpërndahet në shtëpitë e njerëzve nëpërmjet tubacioneve nëntokësore. Për fat të keq, tubacionet e vjetëruara shpesh shkaktojnë rrjedhje. Kjo bën që karburanti të shkojë dëm dhe të lëshojë metan të pa djegur, një gaz që shkakton efektin serrë. Rrjedhjet e metanit janë vështirë të gjenden dhe të maten. Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Kolorados u bashkuan me Fondin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Makinat për Hartimin e Rrugëve të kompanisë Google për të krijuar “hartat e metanit”. Megjithëse ishte e vështirë të arrihej, hartat e lehta për t'u kuptuar, mund të hapin rrugën për piketimin e shumë llojeve të tjera të ndotjes.

Makinat e kompanisë Google për Hartimin e Rrugëve kapin imazhet e shtëpive dhe të rrugëve, por ato po ndihmojnë gjithashtu shkencëtarët të skicojnë harta të rrjedhjeve të metanit të padukshëm në tubacionet nëntokësore të gazit. Shkencëtari i Universitetit të Kolorados Joe von Fischer thotë se hartat on-line tregojnë gjithashtu përmasat e rrjedhjes.

“Kjo është arritja më e madhe që mund të pakësojë në mënyrë drastike ndotjen.”

Ngjyra e verdhë tregon se ka 9,000 litra rrjedhje të metanit, ngjyra portokalli tregon një rrjedhje pak më të madhe, dhe e kuqja tregon rrjedhje prej 60,000 litrash, që është e barabartë me ndotjen e një makine që ka përshkruar 14 mijë kilometra në një ditë të vetme. Bostoni ka tubacione të vjetëruara të gazit dhe si pasojë, shumë rrjedhje. Indianapolis ka linja më të reja dhe më pak rrjedhje.

Hartat nga Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit e bëjnë këtë të lehtë për t’u diktuar, por për të arritur deri aty nuk ishte e lehtë.

Për shembull, askush nuk kishte matur më parë rrjedhjen e metanit nga një makinë në lëvizje. Për të kalibruar pajisjet e tyre, ekipi i zotit Von Fischer kreu prova për të krahasuar nivelin e metanit të regjistruar në një fuoristradë duke e pajisur atë me aparate për të matur me saktësi sasinë e metanit që nxjerr nga serbatori.

Por rezultatet krijuan thjesht shumë informacion. Shkencëtarët e informatikës në universitetin e Kolorados i kthyen më pas këto të dhëna në harta duke përdorur mjete online të kompanisë Google.

“Na dhanë mjaft mbështetje, sidomos me programin Google Cluster. Kjo lloj qasje nuk është shumë e zakonshme kështu që na u desh kohë për rezultatin përfundimtar”, thotë Sanmi Peracara në Universitetin e Kolorados.

Tani të gjithë mund t’i kuptojnë të dhënat. Me këtë teknologji, kompania energjitike e Nju Xhersit u jep prioritet riparimeve të tubacioneve më problematike.

“Për mua kjo ishte fitorja e vërtetë, të ndihmonim kompanitë e shërbimeve të jenë në gjendje të gjejnë cilat tubacione janë më ugjente për t’u riparuar”, thotë zoti Van Fischer.

Von Fischer parashikon edhe më shumë novacion për të piketuar shumë lloje të tjera ndotjesh… për të pastruar ajrin dhe për të kursyer energji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here