Google “blen” HTC për 1.1 miliard dollarë

0
21

Kompania Google ka arritur partneritet me HTC sipas së cilës për 1.1 miliard dollarë do të ketë në dispozicion një pjesë të forcës punëtore të kompanisë tajvaneze.

Përveç pjesës të punonjësve, Google që nga tash do t’i takojë edhe pjesa e pronës intelektuale të HTC në kuadër të përdorimi të patentës për prodhimin dhe dizajnin e telefonave të ardhshëm të Pixel.

Pra, Google nuk ka blerë HTC, por ekipi i tij dhe ekipi i HTC do të bashkojnë forcat për të prodhuar pajisjet e ardhshme Pixel.

Kompania e njohur nga Tajvani ishte meritore për disa nga pajisjet e para të Android, të cilat janë bërë konkurrente ndaj iPhone. Por, pas depërtimit të Samsungut në tregun e telefonave mobilë, pjesa e HTC-së ka shënuar rënie drastike – për 95 për qind nga viti 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here