Ginger Zee shtatzënë për herë të dytë!

0
12

Ginger Zee është sërish shtatzënë!

36-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Ben Aaron, me të cilin u martua në vitin 2014.

Ginger e bëri të ditur lajmin sot në “Good Morning America”, duke konfirmuar se është në pritje të një djali i cili vjen në jetë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ginger dhe Ben, janë prindër të Adrian Benjamin Colonomos, i cili mbush 2 vjet në dhjetor.

“Adrian është shumë i emocionuar që do të bëhet me një vëlla”, tha Ginger.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here