Fëmijët, kategoria më e rrezikuar në rrugë

0
36

Nxënësit e disa shkollave të Kosovës kanë vlerësuar se duhet të ketë mësimit shtesë në shkollë për sjelljen në rrugë.

Kështu u tha në konferencën e dytë kombëtare për siguri në rrugë “Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë”.

Me këtë rast, drejtori i kolegjit 'Tempulli', Muhamed Krasniqi tha se kjo konferencë i dedikohet sigurisë në rrugë.

“Krahasuar me vitin e kaluar kemi më pak aksidente në rrugë, fal aktiviteteve që kemi bërë. Ky hulumtim është bërë në shkollat fillore dhe të mesme në gjatë komuna të Kosovës. Fëmijët janë kategoritë më të rrezikuara në rrugë. Lidhur me futjen e lëndës apo mësimit shtesë për nxënësit se si duhet të sillen në rrugë, shumica e fëmijëve janë përgjigjur se duhet të ketë kësi mësimi në shkollë”, tha ai.

Këshilltari i kabinetit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri, tha se kjo temë duhet të ketë shtrirje të gjerë.

“400 mijë nxënës frekuentojnë shkollat d.m.th dalin në rrugë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Pavarësisht që shifrat e raportuara flasin se është në ulje trendi i fatkeqësive, ne do e rrisim bashkëpunimin me institucionet në mënyrë që t’i ulim numrin e aksidenteve. Të dhënat nga ky hulumtim do i shfrytëzojmë ne si ministri.

Majori nga Policia e Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se Policia e Kosovës ka përkrahur çdo angazhim në aspektin e sigurisë rrugore.

“Numri i aksidenteve shënon rënie diku rreth 16%, janë 106 persona të aksidentuar këtë vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here