Dietë 7-ditore me kastravecë dhe dy ushtrime fizike të cilat bëjnë të humbni peshë në afat rekord

0
26

Nëse dëshironi të dukeni mirë për ndonjë ngjarje të veçantë që vjen së shpejti, atëherë dieta me kastravecë është mënyra më e shpejt dhe më e sigurt për të humbur peshë në vetëm 10 ditë.

Përbërësi i kësaj kryesore pra është kastraveci, ndërsa mund të konsumohet në sasi të pakufizuar. Prandaj, kurdo që ndiheni të uritur, duhet të hani kastravecë.

Dieta ndihmon në pastrimin e zorrëve, ndihmon në sistemin e tretjes, e detoksikon organizmin, e largon ujin e tepërt dhe e shpejton metabolizmin. Veç kësaj, kastraveci gjithashtu e pastron lëkurën dhe i lufton aknet.

Për mëngjes:

Shtojani 200g rriska kastravecë një jogurti me pak yndyrë dhe hajeni atë. Nëse ende jeni të uritur, mund t’i hani edhe 2 pjeshka apo një mollë.

Për drekë:

Dreka përfshin një pjatë të madhe me sallatë kastraveci dhe një rriskë buke gruri. Herë pas here mund t’i zieni apo t’i gatuani edhe dy patate dhe t’i zëvendësoni me bukë.

Për drekë, gjatë ditëve tjera, mundeni gjithashtu të konsumoni 2 vezë, 150g tuna apo 150g mish të bardhë.

Për darkë:

Përgatitni një sallatë me fruta nga 300g të çfarëdo fruti.

Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni mes shujtave të lartcekura:

Mes shujtave, për ta luftuar urinë, mund të konsumoni më shumë kastravecë, molla, xhenxhefil, arra apo spinaq.

KËTO JANË DISA NGA USHTRIMET TË CILAT NDIHMOJNË NË TRANSFORMIMIN E TRUPIT NË AFAT REKORD:

Intervalet kardio:

Ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë (HIIT) janë mënyrë fantastike për të djegur kalori në afat rekord.

Pompat

Pompat janë ushtrim i mrekullueshëm dhe i lehtë, të cilat i aktivizojnë kryesisht muskujt e gjoksit, por gjithashtu edhe muskujt tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here