Chrissy Teigen konfuzon internetin me zgjedhjen për Halloween!

0
44

Duajeni apo urrejeni, diçka është e sigurt: Chrissy Teigen di si të tërheqë vëmendjen. Që nga shkrimet ironike në profilin e Trump, e deri tek ofendimet publike ndaj lajmeve të pavërteta, Teigen këtë herë ka shkaktuar jo pak debate së fundmi, pikërisht mbi zgjedhjen e kostumit për Halloween. Duke iu referuar bashkëshortit, modelja ka postuar dy paketa të vogla me ngjyra, duke shkruajtur poshtë: “I gjeta kostumet për Halloween”.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, përveç faktit se paketat ngjasojnë me ambalazhim…prezervativësh! Jo, nuk është kjo një pjellë e ndonjë imagjinate të mundshme perverse, pasi kanë qenë të shumtë ata që kanë aluduar mbi diçka të tillë. “Vërtetë do vishen Teigen dhe Legend si prezervativë këtë tetor?!” është pyetja që po çmend rrjetet sociale, ndërsa disa fansa të mirë-informuar kanë zbuluar se bëhet fjalë për një lloj paketimi të supës së ramenit. Përngjasimi me celefonimin e prezervativëve nuk mund të mohohet, por mesa duket Chrissy nuk e ka parë ende të arsyeshme një kostum të tillë. Epo, Teigen di si të provokojë!

Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here