Bizneseve vendore u premtohet përkrahje institucionale

0
25

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës sot janë pritur në një takim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Drejtori i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi e ka njoftuar ministrin Lluka për aktivitetet dhe të arriturat e Odës si dhe kontributin e saj në drejtim të ndihmës dhe ofrimit të shërbimeve për bizneset.

Gjithashtu si çështje në këtë takim u ngritën problemet me të cilat po ballafaqohet biznesi vendor, siç janë mungesa e investimeve private në sektorin e riciklimit, probleme me energjinë elektrike, çmimet e larta të energjisë, mungesa e zonave industriale, licencat, çështja e mbrojtjes së produkteve vendore, si dhe konkurrenca jo lojale.

Ministri Lluka e vlerësoi punën që OAK është duke e bërë në të mirë të biznesit dhe kontributin që po e jep në këtë drejtim duke theksuar se vendi ka nevojë për Oda të tilla, që jep kontribut në krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë. Gjithashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të afërt me OAK, ku në këtë mënyrë do të jetë më afër bizneseve dhe problemeve të tyre.

Ministri premtoi që do të iniciojë projekte përkatëse në drejtim të përmirësimit të problemeve që bizneseve vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here