Banderola para kuvendit në Beograd: Këta shqiptarë kanë vrarë serbë!

0
18

Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Limaj janë “Wanted” në Serbi! Fotot e tyre duhet të fiksohen dhe mbahen mend, si dhe duhet të denoncohen nga çdo qytetar serb… Të paktën kështu thotë kjo banderolë gjigande e cila rrethon parlamentin Serb në qendër të Beogradit dhe që krahas fotove të 4 liderëve dhe politikanëve të Kosova ka edhe një logo të “UÇK”-së. Fotot e siguruara ekskluzivisht për “Mapo.al” nga fotoreporteri ynë, Florion Goga, tregojnë se si fotot e 4 prej udhëheqësve më kryesorë të shtetit të Kosovës, janë shqiptarët më të kërkuar nga Serbia. Fotot e tyre në qendër të Beogradit në cilat janë shënuar me nga një kryq të madh (X) i njoftojnë të gjithë qytetarët serb se këta janë personat më të kërkuar të shtetit dhe qeverisë në Beograd. Çdo person, kalimtar, turist, shtetas serb apo i huaj, ndeshet me kete pamje përpara ndërtetsës qëndrore të parlamentit në Beograd. Katër liderët e Kosovës janë cilësuar si “persona tepër të rezikshëm” për popullin dhe shtetin serb në këtë banderolë “informuese”, por e cila më tepër se sa iforrmim krijon dizinformim. Deri tani nuk mësohet të ketë ndonjë reagim nga Prishtina Zyrtare, apo nga Beogradi Zyrtar për këtë banderolë provokuese, por as nga faktori ndërkombëtar. Gjithsesi, sjellim fotot më të fundit nga Beogradi të kësaj “provokacia-bill board”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here