Aksident në Durrës, dy makina përplasen me njëra tjetrën, shkak shpejtësia e tejkaluar

0
Gjigandi

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e të premtes në bulevardin Epidamn në Durrës.

Siç shihet dhe nga foto, një automjet tip Benz “A Class” ka përfunduar sipër një Benzi tjetër me portobagazh. Mësohet se burimi i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz A Class”, që ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për shkak se mungojnë kufizimet e shpejtësisë, në bulevardin kryesor, njëherazi një nga akset rrugore me më shumë lëvizje në qytet, drejtuesit e automjeteve nuk janë të kujdesshëm me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu