5 viktima nga stuhitë në Poloni

0
6

Pesë persona, përfshirë edhe dy adoleshente që ishin në ekskursion, kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur, si pasojë e rënies së pemëve pas një serie stuhish të forta që goditën Poloninë

Vajzat 13 dhe 14 vjeç u zunë poshtë nga pemët e shkulura me rrënjë, ndërsa po flinin në një tendë, kur stuhia goditi vendin e tyre të kampingut në pyllin “Tukola” në Poloninë veriore.

“Është e tmerrshme, pemët janë shkulur me rrënjë. Ne kemi mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sigurisht janë ekipet e zjarrfikësve që na ndihmojnë, por sidoqoftë, mendojmë për ata fëmijë që ndodheshin në pyll. Është një makth, një tragjedi”, tha një turist.

Tre viktima të tjera humbën jetën si pasojë e pemëve të shkulura dhe 10 vetë u plagosën në incidente të ndara në veri të Polonisë.

Më shumë se 170 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike dhe 800 ndërtesa u dëmtuan në stuhitë që goditën kryesisht pjesën veriore dhe perëndimore të Polonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here