5 gjëra që duhet t’i dini nëse përdorni maskarë rrezistente ndaj ujit!

0
26

Grimi është detaji përfundimtar për çdo femër, që ju bën të rrezatoni në çdo rast të ditës apo në mbrëmje. Natyrisht, mënyra e grimit ndryshon nga rasti në rast, por një gjë është e sigurtë se maskara gjithnjë është prezente aty, pavarësisht a aplikoni grim të rëndë apo të lehtë. Por, përveç maskarës së rregullt, ekziston edhe lloji që është i papërshkueshëm nga uji, që ekziston për arsye shumë të mira, por ka disa gjëra që duhet t’i dini para se t’i aplikoni në qerpikët tuaj.

Megjithatë, maskara rrezistente ndaj ujit nuk është saktësisht e preferuar për aplikim të përditshëm. Ajo është e paraparë për disa raste kur keni nevojë për grim të qëndrueshëm gjatë tërë ditës, kur shkoni në ndonjë festival, ngjarje të veçanta, kur keni nevojë që grimi mos të ju prishet etj. Prandaj, është e rëndësishme që të zgjedhni maskarë që është vërtetë e papërshkueshme nga uji, që përmban formulë me rrezistencë të plotë ndaj ujit, sepse shumica thjeshtë kanë efekt më të gjatë por jo edhe të ju mbrojnë plotësisht nga uji.

InArticle Mobile

Kur të aplikoni pudër në fytyrë, kryesisht para saj aplikoni primer për të përgatitur fytyrën, duke mbushur poret në mënyrë që në fund të keni efekt të mirë të pamjes suaj, dhe fundja kështu qëndron edhe me përdorimin e maskarës. Që qerpikët tuaj të duken mirë, meqenëse maskara rrezistente ndaj ujit i rëndon paksa qerpikët dhe është më i vështirë aplikimi, mund të zgjedhni ndonjë primer për qerpikë në mënyrë që t’i ndani ato në mënyrë të përkryer dhe më pas aplikoni në shtresa të lehta maskarën.

Është e rëndësishme që mos të përdorni këtë lloj maskare çdo ditë, por ta ruani vërtetë për ndonjë rast të veçantë kur keni nevojë për grim të qëndrueshëm. Shpesh, lloji i tillë i maskarës nëse përdoret për një kohë të gjatë kohore, mund të thajë qerpikët duke pasur ndikim negativ në rritjen dhe dendësinë e tyre, prandaj edhe duhet të shmanget përdorimi në sasi të madhe dhe për raste të përditshme të përdoret maskara e zakonshme.

Është poashtu e rëndësishme edhe mënyra se si hiqet maskara. Vetëm uji apo ndonjë tonik i zakonshëm për heqjen e grimit nuk është i mjaftueshëm. Përdorni një shtupë pambuku dhe tonik apo krem në formë vaji që është i destinuar për fshierje të makeup-it, por mos i fërkoni, thjeshtë bëni lëvizje rrethore lart dhe poshtë syrit derisa të shpërndahet ngjyra duke u zbutur dhe përfundimisht duke u hequr.

Meqenëse grimi, sidomos në ditët e nxehta është e rëndë për lëkurën, ndonjëherë shkakton acarrim, andaj edhe kujdesi është mëse i nevojshëm pas heqjes. Kur bëhet fjalë për maskara të tilla, gjatë heqjes, zbutni qerpikët me ujë e më pas vendosni pak vaj për kujdesin dhe rigjenerimin e tyre, ndër të cilat më i miri është vaj ricini, i cili mënjëherë ndikon në ripërtërirje dhe rritje më të shpejtë./femra.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here